I pari i PDK-së, Memli Krasniqi, bëri të ditur se ka takuar Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale në Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak.
Për këtë takim ka shkruar Lajçak në llogarinë e tij në Twitter, duke thënë se janë dakord për nevojën e shtensionimit të situatës në veri.
“Pata një shkëmbim të dobishëm pikëpamjesh me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin, për gjendjen aktuale në veri të Kosovës. Ne jemi dakord për nevojën për të de-përshkallëzuar dhe për t’u kthyer në Dialog pa vonesë”, ka shkruar në Twitter, Lajçak.