Takimi me O’Brien, Kurti: Gjithmonë mirënjohës SHBA-së për mbështetjen ndaj Kosovës

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, të mërkurën [sot] është takuar me ndihmëssekretarin amerikan për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit amerikan të Shtetit, James O’Brien, gjatë vizitës së tij në Gjermani

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, të mërkurën në Gjermani është takuar me ndihmëssekretarin amerikan për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit amerikan të Shtetit, James O’Brien.

Kurti, përmes një postimi në rrjetin social X, i njohur më parë si Twitter, ka thënë se do t’i jenë gjithmonë mirënjohës SHBA-së për mbështetjen ndaj Kosovës në rrugën drejt integrimit euroatlantik.

“Takova ndihmëssekretarin amerikan për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit amerikan të Shtetit, O’Brien dhe ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier. Ne diskutuam rëndësinë e respektimit dhe zbatimit të plotë të Marrëveshjes bazë. Ne do t’i jemi gjithmonë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rolin qendror dhe mbështetjen për Kosovën në rrugën tonë drejt integrimit euroatlantik”, ka shkruar Kurti.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika