Takimi në Bruksel, Bislimi: Propozimi i Petkoviqit nuk u mirëkuptua as nga ne e as nga Lajçak

Kryenegociatori në dialogun Kosovë- Serbi nga Kosova, Besnik Bislimi, përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialog Miroslav Lajçak dhe kryenegociatori serb, Petar Petkoviq.

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha pas rundit të ri të dialogut, se takimi ka qenë më shumë i konkretizuar por që sipas tij për faj të Serbisë qëndrimet nuk janë afruar por janë larguar.

“Takimi i sotëm për dallim nga takimet e tjera ka qenë shumë më i konkretizuar, ku palët kanë diskutuar nen për nen rreth ideve që ka prezantuar z. Lajçak dy javë më herët. Ne kemi shpresuar që ky diskutim konkret do jetë i dobishëm meqë do të na ndihmojë që t’i afrojmë qëndrimet. Fatkeqësisht ne kemi dëgjuar disa deklarata bukur brengosëse nga ana e Serbisë, të cilat kanë bërë që faktikisht qëndrimet në vend që të afrohen të largohen”, ka thënë Bislimi.

Për shkak të qëndrimeve të kundërta, Lajçak ka ofruar një propozim të ri i cili sipas Bislimit do duhej të ishte i fundit nga ai.

Zëvndëskryeministri Bislimi tha se propozimi i emisarit Lajçak, është tendencë për përafrim të qëndrimeve e që shkon në drejtim të duhur, por “kërkon kohë nga të dy palët që t’i analizojnë elementet brenda tij, qoftë implikimet ligjore apo të ngjashme”.

Bilsimi bëri të ditur se pala serbe propozoi, që strukturat paralele në Kosovë të financohen derisa të themelohet Asociacionit. Ky propozim sipas Bislimit nuk u pranua nga pala kosovare por as nga emisari Lajçak.

“Jo, por një prej problemeve i cili është diskutuar në javët e kaluara është si të mundësohet financimi edhe më tej i shkollave dhe ambulancave të cilat operojnë në katër komunat në veri e në komunat tjera por sot pala serbe ka kërkuar që të financohen çfarëdo strukture paralele e Serbisë, por pa dashur të tregojë se cilat janë këto struktura paralele të cilat ata duan t’i financojnë, dhe ideja e tyre që ka qenë që këto duhet të financohen derisa të themelohet asociacioni se pastaj ato kalojnë në kompetenca të asociacionit. Natyrisht që propozimi i tij nuk ka hasur as në mirëkuptimin e z. Lajçak e as tonin”, tha ai.

Bislimi u shpreh se propozimi i sotëm i Lajçakut “është më i detajizuar sesa propozimi i javës së kaluar dhe sqaron më mirë disa prej pikave dhe vërejtjeve të cilat ne kemi pas në idetë e tij fillestare”.

“Unë mendoj që është një përpjekje e mirë e z. Lajçak që të gjejë një zgjidhje. Edhe z. Lajçak njësoj si pala kosovare brengën kryesore e ka se si individët të cilët janë prekur nga vendimi i BQK-së apo rregullorja e BQK-së, të mund të vazhdojnë të marrin mbështetjen financiare përderisa Serbia edhe sot gjithë brengën e saj e ka patur se si duhet të licensohen institucione paralele të Serbisë në Kosovë”, tha Bislimi pas takimit.

Takimi i radhës sipas Bislimit pritet të mbahet në fundin e javës së dytë të muajit maj.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Të fundit nga rubrika