Takimi Pique-Shakira në lidhje me kujdestarinë e fëmijëve

Dyshja po përjeton një krizë të dytë e kjo për shkak të mosmarrëveshjes për kujdestarinë e fëmijëve

Shakira dhe Pique

Ish-çifti bashkëshortor Gerard Pique dhe këngëtarja e njohur, Shakira kanë pasur një takim.

Dyshja ishin takuar për të vendosur në lidhje me kujdestarinë e fëmijëve, mirëpo takimi i tyre nuk ka ecur mirë, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Ylli i Barcelonës dhe këngëtarja me famë botërore e njohur artistikisht si Shakira, kanë pasur lidhje martesore 12 vjeçare.

Divorci i tyre nuk ka qenë mjaft i qetë.

Si duket, dyshja po përjeton një krizë të dytë e kjo për shkak të mosmarrëveshjes për kujdestarinë e fëmijëve.

Këngëtarja Shakira kishte vendosur që jetën ta vazhdonte në Miami.

Ajo realisht ka kërkuar nga Pique që edhe ai të zhvendosej në Miami për arsye të takimeve të vazhdueshme me fëmijët.

Futbollistit Gerard Pique kjo nuk i ka pëlqyer.

Plani i tij ishte të qëndronte edhe për një vit në Barcelonë.

Takimi i tyre i radhës pritet të jetë në Bahamas, më 4 gusht.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika