Takohen Mehmeti dhe Johnson, Policisë së Kosovës i dhurohet sistemi i ri për komunikim të sigurt

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti ka takuar zëvendësndihmëssekretaren e Shtetit, Lisa Johnson. Mehmeti dhe Johnson kanë diskutuar për progresin e sundimit të ligjit në Kosovë, sfidat e vazhdueshme dhe sukseset e fundit në luftën e prodhimit dhe trafikimit të narkotikëve në rajon, korrupsionin dhe trendet e tjera të krimit me të cilat ballafaqohet Kosova

Takimi drejtorit të Përgjitshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti dhe zëvendës ndihmës Sekretares së Shtetit, Lisa Johnson

Të premten e 22 korrikut, Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti ka pritur në takim zëvendësndihmëssekretaren e Shtetit, Lisa Johnson.

“Të premten, më 22 korrik 2022, Zëvendësndihmëssekretarja e Shtetit, Lisa Johnson, nga Byroja Ndërkombëtare për Luftën kundër Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit u takua me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës dhe stafin e lartë komandues për të diskutuar përpjekjet e vazhdueshme të partneritetit ndërmjet dy kombeve”, njofton Policia e Kosovës.

Zëvendësndihmëssekretarja e Shtetit Johnson dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës kanë diskutuar për progresin e sundimit të ligjit në Kosovë, sfidat e vazhdueshme dhe sukseset e fundit në luftën e prodhimit dhe trafikimit të narkotikëve në rajon, korrupsionin dhe trendet e tjera të krimit me të cilat ballafaqohet Kosova.

Takimi Mehmeti-Johnson

Mehmeti dhe Johnson kanë diskutuar për pilot programin e ardhshëm, i cili do t’i pajisë policët e përzgjedhur të Kosovës me sisteme të kamerave për trup, me plan që viteve të ardhshme Policia e Kosovës plotësisht të pajiset me këso kamera.

“Ky takim ishte jashtëzakonisht pozitiv, takim ky i cili edhe një herë ilustron lidhjet dhe partneritetin e fortë në mes komuniteteve për zbatim të ligjit në Kosovë dhe SHBA. Së bashku, ne përsëri do t’i tregojmë botës fushat e ndryshme në profesionin e policisë në të cilat Policia e Kosovës vazhdon të zhvillohet dhe forcojë aftësitë e saj për të mbrojtur dhe për t’i shërbyer të gjithë popullit të Kosovës”, ka thënë  Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës tutje ka shtuar se Policia e Kosovës do të vazhdojë të punojë pa u lodhur për ta forcuar bashkëpunimin dhe marrëdhëniet tashmë fantastike ndërkombëtare me partnerët tanë globalë, veçanërisht me INL-in dhe ICITAP-in të cilëve u janë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme.

Vizita u përmbyll me ceremoninë e nënshkrimit për dhurimin e sistemit të ri për komunikim të sigurt që do të përdoret nga hetuesit në terren.

Siguria e qytetarëve nëpërmjet kamerave të vendosura në trupat e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika