Takohen Osmani dhe Rama, diskutohet për projekte konkrete

Të mërkurën e 24 gushtit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, me të cilin ka diskutuar për fuqizimin e pozitës së grave në funksion të transformimit pozitiv të shoqërisë

Takimi mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryetarit të Prishtinës Përparim Rama

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në takim me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, ka ngritur shumë çështje dhe ka ofruar mbështetjen e plotë të saj për çështje, të cilat paraqesin interes qytetar.

Sipas presidentes Vjosa Osmani, Prishtina ka peshë të rëndësishme në vend, prandaj zhvillimi i saj, kujdesi ndaj jetës së qytetarëve në komunë dhe aftësia për ta zhvilluar atë ka ndikim në zhvillimin e përgjithshëm të Kosovës.

Në takimin mes Vjosa Osmanit dhe Përparim Rama është diskutuar për fuqizimin e pozitës së grave në funksion të transformimit pozitiv të shoqërisë, në përgjithësi si dhe për projekte konkrete në këtë drejtim.

“Më tej, Presidentja ka shtruar çështjen e rritjes së kujdesit ndaj fëmijëve me nevoja të veçanta, e sidomos sigurimin e qasjes së tyre në të drejta të barabarta si dhe ka ofruar bashkëpunim për projekte të përbashkëta në këtë drejtim. Në mënyrë të veçantë, ajo u interesua për Qendrën për Down Sindrom dhe Autizëm, për të cilën kryetari Rama e njoftoi Presidenten se deri në fund të shtatorit pritet të përfundojë ndërtimi i saj”, thuhet në njoftimin e zyrës së Presidencës.

“Kushtet e jetesës së tyre tregojnë kujdesin tonë si shoqëri ndaj kategorive të margjinalizuara. Prandaj, përmirësimi i kushteve në Shtëpinë e të Moshuarve, si dhe ndërtimi i qendrave të reja për këtë kategori,  krahas ndërtimit të qendrave për rehabilitimin e personave të varur nga substanca narkotike, janë shumë të rëndësishme”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Presidentja Osmani ka kërkuar nga komuna e Prishtinës trajtimin me prioritet edhe të çështjes së qenve endacakë, teksa u diskutua sesi mund të shfrytëzohen modele të shteteve të ndryshme të avancuara për ta trajtuar këtë çështje që është shndërruar në problem sigurie për qytetarët.

“Presidentja Osmani dhe z. Rama diskutuan edhe për mundësinë e ndërtimit të objektit të Bibliotekës Presidenciale ‘Dr. Ibrahim Rugova’, institucion ky që ngërthen në vete jo vetëm historinë e Presidentit Rugova, por edhe të shtetndërtimit të Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika