Policia e Kosovës ka njoftuar se një taksist në Prishtinë ka raportuar se dy persona duke e kërcënuar me thikë ia kanë grabitur 100 euro.
Në raportin ditor tutje bëhet e ditur se rasti është raportuar në orët e hershme të së shtunës dhe po hetohet.
“Rr. 27 Nëntori, Prishtinë / 05.10.2024 – 03:30. Është raportuar se dy persona të dyshuar të panjohur nën kërcënimin e mjetit të mprehtë – thikës ia kishin grabitur viktimës mashkull kosovar 100 € para të gatshme derisa ai kishte qenë duke punuar për një kompani taksi. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.