Talat Xhaferi me fjalë të mëdha për Ali Ahmetin: Sot jemi dëshmitarë të edhe një dite historike

Kryeministri në ardhje i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka thënë se nuk ekzistojnë fjalë mjaftueshëm që e përshkruajnë kontributin dhe vizionarizmin e Ali Ahmetit në ndërtimin e historisë bashkëkohore të Maqedonisë së Veriut

Talat Xhaferi, pak para se të pranojë postin e kryeministrit të parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, ka thënë se nuk ekzistojnë fjalë mjaftueshëm që e përshkruajnë kontributin dhe vizionarizmin e Ali Ahmetit në ndërtimin e historisë bashkëkohore të Maqedonisë së Veriut.

Me anë të një postimi në Facebook, Xhaferi ka shkruar se “sot jemi dëshmitarë të edhe një ditë historike për shqiptarët”.

“Njeriu mbahet mend për veprat që i lë në trashëgimi për gjeneratat e ardhshme dhe rrugët që i trason në histori. Nuk ekzistojnë fjalë mjaftueshëm të fuqishme që e përshkruajnë kontributin dhe vizionarizmin Ali Ahmeti në ndërtimin e historisë bashkëkohore të shtetit tonë. Sot jemi dëshmitarë të edhe një dite historike për ne!”, shkroi ai.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, tashmë ka arritur në ambientet e Kuvendit të Maqedonisë se Veriut, për të marrë pjesë në seancën ku pritet të zgjedhet kryeministri.

No description available.

Xhaferi në postin e kryeministrit pason Dimitar Kovaçevskin, i cili dha dorëheqje bazuar në Ligjin për zgjedhje, i cili parasheh që në 100 ditë para zgjedhjeve të zgjidhet një Qeveri teknike, e cila ka mandat për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut do të mbahen më 8 maj, së bashku me zgjedhjet presidenciale.

Pjesë e Qeverisë teknike do të jetë edhe partia maqedonase opozitare, VMRO DPMNE, e cila do të udhëheqë Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe atë të Punës dhe Politikës Sociale. Në ekzekutivin teknik, kjo parti do të ketë edhe tri zëvendëskryeministra, me kompetenca të veçanta.

Ndryshime në postet e tjera ministrore nuk do të ketë. Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Lidhja Social Demokrate (LSDM) dhe Aleanca për Shqiptarët do të vazhdojnë të udhëheqin ministritë që aktualisht kanë nën drejtim.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika