Talat Xhaferi merr mandatin për formimin e qeverisë teknike

“Me krenari dhe nder të veçantë e pranova Mandatin për formimin e Qeverisë. Edhe nga pozita e Kryeministrit do të vazhdoj të punoj me përkushtim, me përgjegjësi dhe transparencë, duke i pasur gjithmonë parasysh mirëqenien, përparimin dhe përfitimet e qytetarëve dhe shtetit”, ka shkruar Xhaferi

Ish-kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka pranuar sot mandatin për formimin e qeverisë.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se edhe nga pozita e kryeministrit do të vazhdojë të punojë me përkushtim dhe përgjegjësi.

“Me krenari dhe nder të veçantë e pranova mandatin për formimin e qeverisë. Edhe nga pozita e kryeministrit do të vazhdoj të punoj me përkushtim, me përgjegjësi dhe transparencë, duke i pasur gjithmonë parasysh mirëqenien, përparimin dhe përfitimet e qytetarëve dhe shtetit”, ka shkruar ai.

Qeveria që drejtohej nga Dimitar Kovaçevski, më 25 janar e dorëzoi dorëheqjen në Kuvend, ndërsa këtë e bëri edhe Talat Xhaferi, në cilësinë e kryetarit të Kuvendit, për t’u hapur rrugën procedurave për kalimin e tij në krye të qeverisë teknike.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, të premten, konstatoi dorëheqjen e qeverisë, ndërsa Jovan Mitreski nga LSDM-ja është zgjedhur për kryetar të ri të Kuvendit.

Kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, pritet të votohet më së voni deri më 28 janar.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika