Talentët që pritet të shkëlqejnë në Botëror

Jamal Musiala, Jude Bellingham, Pedri, Gavi, Balde, Camavinga dhe Tchouameni janë futbollistët të cilët pritet të shkëlqejnë në kampionatin botëror

...

Kampionati Botëror përveç se është turneu më i madh në botën e futbollit është edhe mundësi që shumë futbollistë të “shpërthejnë”.

Shembuj nga e kaluara si James Rodriguez e vërtetojnë këtë më së miri.

Kush janë disa nga talentët që pritet të “shpërthejnë” në këtë botëror?

Jamal Musiala

Është vetëm 19 vjeçar, por tashmë luan si startues i rregullt me Bayern Munchen.

Musiala është njëri nga talentët që pritet të shpërthejnë në këtë botëror dhe e bart e epitetin e “shpresës” së kombëtares gjermane.

Ai luan si mesfushor me tipare sulmuese, teksa me Bayernin ka nëntë gola dhe gjashtë asistime në këtë sezon të Bundesligës.

Jude Bellingham

Edhe Bellingham është 19 vjeçar. Edhe Bellingham është 19 vjeçar dhe luan në Bundesliga.

Por, ai e djersitë fanellën e rivalëve të bavarezërve, Borussia Dortmund.

Bellingham pritet të ketë minutazh me kombëtaren angleze, anipse konkurenca është shumë e madhe.

Ai luan si mesfushor, pozitë ku “3 luanët” nuk kanë pasur shumë opsione viteve të fundit, por mbetet të shihet nëse Gareth Southagate do t’i jap mundësinë.

 Pedri, Gavi dhe Balde

Të tre tashmë janë startues me Barcelonën.

Asnjëri nuk ka mbushur ende 20 vjet, por janë ftuar edhe nga kombëtarja spanjolle.

Pedri dhe Gavi priten të jenë startues në mesfushën e “La Rojas”, teksa Balde do të konkurojë për për minutazh në krahun e majtë me Jordi Alban.

Për Pedrin ky është kompeticioni i dytë i madh me Spanjën, sepse pararakisht u paraqit edhe në Kampionatin Evropian, ku ishte future në mesin e 11-të futbollistëve më të mirë.

 Camavinga dhe Tchouameni

Mungesa e Ngolo Kantes dhe Paul Pogbas për shkak të lëndimeve ishin lajme të hidhura në kampin e kombëtares franceze.

Por, kjo mund të jetë një “fat në fatkeqësi”.

Tandem në mesfushën e kampionëve të botës tashmë priten të jenë Camaviga dhe Tchoumeni, të cilët po shkëlqejnë edhe me fanellën e Real Madrid.

Tchoumeni është 22 vjeçar, teksa Camavinga ka dy vite më pak.

Analizat

Ndeshja e parë në Kupën e Botës: Ekuadori kërkon të...

Debutuesit e Kupës së Botës, Katari dhe kombi me kualifikimet më të ulëta të Amerikës së Jugut, Ekuadori, të dy e dinë se hapja...

Katari – mundësi e “rilindjes” për 10-shin e Barcelonës

Debutoi me Barcelonën në moshën 16-të vjeçare. Në të njëjtën moshë shënoi gol e theu shumë rekorde. Por, për shkak të lëndimeve, Ansu Fati...

Klubet evropiane dominojnë skuadrat në Kupën e Botës 2022

Nga 830 futbollistë në Kupën e Botës në Katar, 73 për qind e tyre luajnë me klubet evropiane, ka gjetur një analizë e listave...

Stadiumet

Stadiumi Ahmad bin Ali

Karakteristika më e habitshme e stadiumit është një fasadë e ndezur, e përbërë nga modele që karakterizojnë aspekte të ndryshme të vendit: rëndësinë e...

Stadiumi Al Bayt

Stadiumi e ka marrë emrin nga 'bajt al sha'ar' – të cilat ishin tenda të përdorura historikisht nga popujt nomadë në Katar dhe në...

Stadiumi Al Janoub

Dizajni është frymëzuar nga velat e varkave tradicionale Dhow, në nder të së kaluarës detare të Al Wakrah. Një sistem inovativ ftohjeje dhe çati e...

Të fundit nga rubrika