Talibanët me sulme hakmarrëse ndaj Pakistanit

Ministria e Jashtme e Pakistanit ka lëshuar një deklaratë, duke konfirmuar se "këtë mëngjes Pakistani kreu operacione antiterroriste të bazuara në inteligjencë në rajonet kufitare brenda Afganistanit"

Ushtarë pakistanezë në Karaçi më 8 shkurt 2024.

Talibanët e Afganistanit thanë se Pakistani ka kryer dy sulme ajrore në territorin e tyre duke vrarë pesë gra dhe tre fëmijë, duke shtuar se janë përgjigjur përmes sulmeve me armë të rënda me forcat pakistaneze në kufi.

Afganistani dhe Pakistani kanë fajësuar njëri-tjetrin lidhur me përgjegjësinë e sulmeve të fundit të militantëve islamistë në Pakistan. Pakistani ka thënë se sulmet janë kryer nga toka afgane, por këto akuza janë mohuar nga talibanët që sundojnë në Afganistan.

“Emirati Islamik i Afganistanit nuk lejon askënd të komprometojë sigurinë duke përdorur territorin afgan”, tha Zabiullah Mujahid, zëdhënës i administratës talibane. Ai shtoi se sulmet ajrore që vranë tetë persona kryen në provincat lindore, në Host dhe Paktika, që gjenden në kufi me Pakistanin.

Përmes një deklarate, Zyra për Punë të Jashtme pakistaneze tha se shteti ka kryer “operacione kundërterroriste në rajonet kufitare, brenda Afganistanit”.

Kjo zyrë nuk specifikoi se për çfarë operacionesh bëhej fjalë, por tha se janë shënjestruar anëtarë të grupit militant, Hafiz Gulf Bahadur, pas një sulmi ndaj një posti ushtarak në Paksitan të shtunën.

Ndërkaq, në një deklaratë të ndarë Ministria talibane e Mbrojtjes tha se forcat e sigurisë kanë shënjestruar trupat pakistaneze në kufi në përgjigje të sulmeve ajrore.

Zyra për Punë të Jashtme e talibanëve i bëri thirrje kreut të misionit të Pakistanit që të dënojë sulmin, raporton Radio Evropa e Lirë.

Ushtria pakistaneze tha përmes një deklarate se “vala e fundit e terrorizmit ka mbështetjen dhe ndihmën e plotë të Afganistanit”. Në deklaratë nuk u përmend ndonjë sulm ajror, por tha se sulmet e së shtunës u kryen nga militantët që kanë gjetur “strehë të sigurt” në Afganistan.

Qeveria pakistaneze dhe zyrtarët e sigurisë vazhdimisht kanë thënë se sulme të tilla janë rritur mujave të fundit. Përgjegjësinë për shumicën e sulneve e kanë marrë anëtarët e grupit TTP, duke thënë se janë kryer nga toka afgane.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika