Tanku serb i shkatërruar në njërin ndër fshatrat e Dukagjinit është ndër mjetet më të fuqishme luftarake që forcat serbe e kanë përdorur gjatë luftës në rajonin e Dukagjinit.
Pasiqë, fuqia e saj ishte shumë dimensionale, shkatërrimi i këtij tanki u bë një ndër objektivat kryesore të UÇK-së, të pozicionuara në fshatin Shqiponjë të Gjakovës.
Për ta shkatërruar atë ishte artuar një plan nga pjesëtarët e UÇK-së, ndërsa ish ushatri Selim Ademi, ka rrëfyer për RTV Dukagjini, detajet se si ishte planifikaur shkatërrimi i këtij tanku.
Në këtë zonë, tre ish luftëtarë të UÇK-së vendosën një minë anti-tank. Ndërkohë, rezultatet i panë të nesërmën.
“Unë dhe Arbnori e kemi vendos minën, për sigurinë tonë u kujdes edhe Nezir Neziri, dhe me suksese e vendosem minën. Nesër në mengjes isha duke pushuar dhe kjo tank kishte renë në minë dhe u arritë qëllimi ynë dhe Arbnori më ka thënë se kjo tank shkoi, ndërsa unë i thash edhe tjetra mbas saj…”, ka thënë ish ushtari i UÇK-së, Selim Ademi.
Pos që e shkatërruan këtë tank, Selim Ademi, thotë se këtu u vranë edhe ushtarë serb të cilët ishin brenda këtij mjeti luftarak.
“Ky është vendin ku ka shpërthyer mina të cilën e kemi vendosur ne dhe sipas mendimit tim, prej 6-7 ushtarëve serb sa ishin këtu, asnjë nuk ka shpëtuar i gjallë”.
Ish pjesëtari i UÇK-së, shton se me shkatërrimin e këtij tanku serb nga radhët e UÇK-së, ishte një ndër dëmët më të mëdha për ushtrinë serbe në këtë zonë.
“Kjo ka qenë arma kryesore, sepse kjo ka pasur tytë të topit dhe armë kundërajëror, dhe me rënien e saj ne jemi ndjerë më shlirë më mirë…”,ka thënë Ademi.
Ky tank u shkatërruar nga Ushtria Çlirimitare e Kosovës, në fshatin Gllogjan të Rajonit të Lugut të Baranit.
Aktualisht ky mjet ushtarak është e vendosur në oborrin e Kompleksit Memorial “Dëshmorët e Jabllanicës” të Gjakovës, në formë eksponati lufte.