Ish-komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, i njohur si komandant Hoxha, ka ngritur shqetësime mbi një dokument të paraqitur nga Prokuroria e Dhomave të Specializuara në Hagë, duke thënë se nuk e ka parë dhe nuk e ka nënshkruar kurrë atë.
Në Debat Plus, Tara ka theksuar se dokumenti në fjalë, i datuar në vitin 2019, përmban intervista të tij që ai i kishte dhënë në atë kohë.
Megjithatë, ai thekson se në dokument përmendet edhe një takim i supozuar me një punëtore të UNMIK-ut në vitin 2001, të cilin ai e mohon kategorikisht.
“Unë nuk e kam parë kurrë atë dokument dhe nuk e kam nënshkruar. Kam kërkuar të ma sjellin, por nuk e kanë bërë. Nëse ky dokument del në opinion, ai mund të përdoret nga armiqtë jo vetëm të UÇK-së, por edhe të shtetit tonë,” ka thënë Tara.
Ai e konsideron këtë dokument një rrezik serioz për Kosovën, duke pohuar se mund të përdoret për të dëmtuar imazhin e UÇK-së dhe të shtetit të Kosovës.
“Ndodhi një befasi e papritur gjatë përgatitjes sime me prokuroren time të fundit, me stafin saj ndihmës më është paraqitur një dokumentin që kurrë nuk e kam parë, as nuk më është dhënë ta lexoj por as nuk e kam nënshkruar, ai dokument është i vitit 2019 me intervistat e mija që i kam dhënë katër ditë , prej 6 marsit deri 9 mars pastaj tre ditë kanë qenë pushim dhe më 11 mars kam përfunduar procesin e intervistimit në 2019. Dhe pas atij procesi, unë kam kërkuar CD-të e mija të intervistimit tim menjëherë atëherë dhe i kam marrë. Kam pritur rastin se kur do t’i bëj publike për të gjitha intervistimet e mija gjatë vitit 2019. Në atë kohë më është paraqitur një dokument duke ma përshkruar ata si një punëtore e UNMIK-ut atëherë që ka bërë takim me mua thuaj në 2001 por unë edhe në vitin 1999 pesë ditë para vitit të ri kam dhënë dorëheqje prej postit të komandantit. Ai dokument është përshkruar mbas marrjes se CD-ve të mija pas largimit tim në cilin afat pastaj nuk e di, as para meje aty kurrë se ka m parë, por tash është paraqitur ky dokument i ri”, ka deklaruar Tara.
“Dokumenti i vjetër është i një punëtore e UMNIK-ut, ai dokument është i përshkruar nga ajo. Ajo ka bërë takim me mua kinse, unë kam thënë kurrë hiç. Kam thënë sille atë këtu, unë kam menduar që është një gazetare italiane e cila ka shkruar një lagjen e serbëve dhe ajo kish shkruar se Ismet Tara ka thënë se në Kosovë gjatë luftës dhe pas luftës janë bërë krime enorme mbi popullatën civile janë djegur janë kallur gjithçka. Unë atë dokument nuk e kam nënshkruar edhe nuk kam qenë kurrë as i takuar me atë. Dhe kam thënë ky dokument nuk është i vlefshëm dhe kam kërkuar ta sjellin atë ose le të tregon fakte pse s’kam dhënë nënshkrim”, ka deklaruar ai ne Debat Plus.
Sipas Tarës, ky dokument është nënshkruar nga hetuesit e tij në Hagë dhe mund të shpërndahet lehtësisht, duke u keqpërdorur për qëllime kundër Kosovës.
“Unë thash nëse ky dokument do të dilte ne opinion, edhe atë dokument besoj e kanë të gjithë armiqtë jo vetëm të UCK-së por edhe të shtetit tonë, dhe ai dokument për Serbinë vlen ndoshta qindra miliona që kanë mundur ta blejnë me tregu se çfarë krime ka bërë UCK-ja por me fjalët e një komandanti Ismet Tarës Hoxha, që është një shqetësim i madh për mua. Unë aty jam përshkruar si tradhtar i kombit, i luftës sime si komandat, i gjithë heronjve e martirëve të Kosovës. Por ai dokument rrezikon edh shtetësinë dhe pavarësinë e Kosovës, nëse ai dokument qarkullon i nënshkruar prej gjithë atyre intervistuesve që janë të Hagës ai është i besueshëm është dy fletë dhe është shumë lehët ta fotografosh dhe të ia dërgosh kujtdo. Askush në botë nuk e heton kush si e ka marrë. Ky dokument është i nënshkruar prej hetuesve të mijë, dhe stafit pesë gjashtë persona sa kanë qenë unë jam trishtuar. Dokumenti është fshehur..”, ka deklaruar Tara.