Ministri i Shëndetësisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Arben Taravari nga koalicioni VLEN përmes një statusi në Facebook, ka thënë se BDI-ja ka urdhëruar gjykatësit që ta heqin ligjin e “balancuesit”.
Ministri Taravari tutje ka shkruar se koalicioni VLEN do të sjell ligj më të mirë, pasi që siç shton ai, shqiptarët janë shtetformues.
“BDI-ja urdhëroi gjykatësit e saj që ta heqin ligjin e Balancuesit. Ne do sjellim ligj edhe më të mirë sepse shqiptarët janë shtetformues! Shqiptarët dhe askush nuk mund të jenë lojë e BDI-së e cila edhe tani që po mbytet nuk tregon asnjë lloj dashamirësie ndaj këtij populli që i dhà 22 vjet mundësi!”, ka shkruar Taravari.
Dje(e mërkure) Gjykata Kushtetuese vendosi që ta heq mekanizmin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat në institucionet publike. Këtë vendim nga Fronti Europian e quajtën si “ditë të zezë për shqiptarët”.