Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari përmes një konference për media ka theksuar se të gjithë pacientët që po trajtohen nëpër Klinikat e Shkupit nuk kanë pasur komplikime dhe për momentin janë mirë.
“84 pacientë po trajtohen nëpër klinikat e Shkupit, 51 pacientë janë jashtë vendit”, ka deklaruar Taravari.
Ndërsa, ai ka bërë të ditur se në Turqi janë 9 pacientë, në Bullgari 14 në Greqi 5, në Serbi 17, në Hungari 2 dhe në Rumani 4.
“Sot presim që të shkojnë edhe një grup i pacientëve në Slloveni 4, në Kroaci 4, në Austri 6 dhe në Beograd edhe 12 pacientë”, ka shtuar ai.
Taravari ka theksuar se sot janë paraqitur edhe dy të lënduar për shërimin nga tragjedia në Koçan, të cilët dje nuk ishin paraqitur.
“Pacientët janë nga Shtipi”, ka theksuar ai.