Taravari shpall kandidaturën për president të Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, sot zyrtarisht shpalli kandidaturën e tij për president të Maqedonisë së Veriut

Arben Taravari

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, sot zyrtarisht shpalli kandidaturën e tij për president të Maqedonisë së Veriut, duke nënvizuar se ka ardhur koha për president shqiptar të vërtetë dhe jo teknik.

Kështu tha ai gjatë një vizite në Gostivar, teksa ka theksuar se ndryshimi tashmë ka filluar.

“Me propozim të ASH-së dhe mbështetjes së Lëvizjes Europiane për Ndryshim (LEN), unë sot jam këtu për të shpallur kandidaturën për president të shtetit…Unë besoj se kjo ditë është ditë e duhur për t’ia filluar. Jam i sigurt në përkrahjen tuaj, pres me respekt votën e çdonjërit prej jush. Vendit i ka ardhur koha që të ketë një president shqiptar, por jo teknikisht. Ndryshimi ka filluar dhe kjo tani po shihet”, tha Taravari, shkruan AlsatM.

Zgjedhjet në Maqedoni të Veriut mbahen më 8 maj.

Aktualisht, president i Maqedonisë së Veriut është Stevo Pendarovski.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika