Targat “RKS”, serbët nxiten kundër Qeverisë së Kosovës

Mëngjesi i së dielës në sheshin kryesor të Mitrovicës Veriore ka nisur me grafite ku bëhet thirrje për rezistencë nga data 21 nëntor, kohë kur nisë gjobitja për drejtuesit e automjeteve me targa ilegale. Grafitet si këto që mbajnë autorsinë e Brigadës Veriu, sipas politologut Nexhmendin Spahiu janë sjellje që nuk guxojnë të neglizhohen nga institucionet e sigurisë në Kosovë

“Nga data 21 nëntor është detyrë e të gjithëve të rezistojnë në çdo hap!”

Serbët e komunave veriore të Kosovës vazhdojnë të frymëzohen kundër shtetit të tyre.

Nëpër sheshin kryesor në Mitrovicën Veriore janë shkruar grafite me këtë porosi, “Nga 21.11. obligimi i gjithësecilit është rezistenca në çdo hapë. Brigada “Veriu”.

21 nëntori i përmendur në grafit është data kur nisë gjobitja për drejtuesit e automjeteve me targa ilegale. Në Mitrovicën Veriore është e disata herë që paraqiten thirrje për mos-bindje ndaj Qeverisë së Kosovës. Për Brigadën “Veriu” nuk dihet nëse egzistojnë ose kush janë, por që punojnë kundër Kosovës e dëshmojnë vazhdimisht. Kalimthi nuk shfaqin interes për këto grafite, por mendimet e disa prej qytetarëve përputhen plotësisht me përmbajtjen e thirrjes.

“Po le të jetë ashtu siç është, Kosova është Serbi. Kaq kisha”, deklaron një qytetare që nuk prezantohet se kush është.

Po kaq radikal për nga pikpamja shprehet edhe Dragomir Erakoviq.

“Simptomatike është kjo që ka bërë Evropa. Kurti po bënë terror në popullin i cili është duke jetuar në territorin e vet. Kurti ka ardhur nga Ulqini, kurse këtu po përqan popullin, duhet të jetëojnë së bashku edhe serbët edhe shqiptarët. Për këtë arsye Serbia e ka nënshkruar në vitin 1999 marrrëveshjen me Kosovën. Mbi 20 vite ende Evropa nuk po mundet ta gjejë formulën e pajtimit. Kështu që populli duhet të jetoj normalisht e jo ta përjetojë terrorin. Kjo nuk duhet të zgjasë kështu, sepse ne kemi jetuar këtu me shekuj”, tha ai për RTV Dukagjini.

Disa nga ta mund të mos pajtohen, por Policia e Kosovës po vazhdon të zbatojë vendimin për targat. Në të njëjtën kohë edhe hetimet për grafitet nëpër rrugë.

“Policia e Kosovës, me njësitet e saj ka ndërmarr veprimet e nevojshme policore, për hetim dhe procedim të mëtejmë, lidhur me grafitet e shkruara në disa mure dhe rrugë. Ndërsa sa i përket fletë-qortimeve, deri më sot janë dhënë/shqiptuar mbi 1 mijë e 350 qortime”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Përpos qortimit për targat ilegale, politologu Nexhmedin Spahiu thotë se institucionet e sigurisë duhet të jenë sy-hapur javëve në vazhdim.

“Kjo betejë të mos shtrihet në përlejshe ndëretnike. Është interesi i Kosovës që mos të ketë përleshje ndër-etnike”, deklaron ai.

Sa i përket vendimit për targat politologu Spahiu vlerëson se është betejë politike që nuk duhet humbur.

“Do të ishte një poshtërim shumë i madh jo vetëm i Kryeministrit dhe Qeverisë por edhe për vet Kosovën shtetin. Por tani poshtrim më shumë bëhet në rast se dalim të humbur nga kjo betejë”, shprehet Spahiu për RTV Dukagjini.

Përkundër lehtësirave financiare, targat RKS i kanë marrë vetëm dhjetëra serbë. Në komunat veriore secila vetura me targa “RKS” është djegur nga autorë ende të panjohur deri tash.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika