Tasholli për ish-krerët e UÇK-së: Si gjithmonë do të na kthehen fitimtarë e faqebardhë

“UÇK-ja është emëruesi ynë i përbashkët. Është vlera më sublime që kemi krijuar si komb”, ka thënë para marshuesve ideatori i iniciativës “Liria Ka Emër”, Ismail Tasholli

Ideatori i iniciativës “Liria Ka Emër”, Ismail Tasholli, i cili ka thirrur Marshin për Drejtësi në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka treguar se si e njeh ai UÇK-në. Ai ka thënë se për herë kontaktin me uniformën e UÇK-së e kishte pasur me axhën tij Ragipin, i cili kishte qenë pjesëtar i UÇK-së.

Më tej, Tasholli në atë kohë ka qenë 13-vjeçar, dhe pse nuk e kishte kuptuar të gjithë peshën e asaj që po ndodhte, por sipas tij, ai një gjë e kishte pasur të qartë se lufta po bëhej në mes të mirës dhe së keqes.

“UÇK-ja është emëruesi ynë i përbashkët. Është vlera më sublime që kemi krijuar si komb”, ka thënë Tasholli.

“Ne si komb, njëzëri, bashkë, marshojmë kundër ndryshimit të historisë. Marshojmë për drejtësi. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi fillojnë nesër betejën e radhës. Betejën për të vërtetën dhe drejtësinë. Si gjithmonë do të na kthehen fitimtarë e faqebardhë”, ka shtuar ai.

Më poshtë mund ta lexoni fjalimin e plotë të ideatorit të iniciativës “Liria Ka Emër”, Ismail Tasholli:

Si në filmat epikë, ishte një betejë mes së mirës dhe së keqes.

Mes lirisë dhe robërisë.

Mes së jetës dhe vdekjes.

Unë, sikurse të gjithë bashkëmoshatarët e mi, e kam ndjerë në palcë pabarazinë, mbylljen e shkollave, dëbimin nga shtëpia.

E axha Ragip atë ditë, në sytë e mi si fëmijë e kishte marrë trajtën e një superheroi. Luftëtarit të së mirës, lirisë dhe jetës. Sepse vërtet të tillë kanë qenë pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës.

Unë ju falënderoj nga zemra që i jeni bashkuar thirrjes sonë për drejtësi.

UÇK-ja është emëruesi ynë i përbashkët. Është vlera më sublime që kemi krijuar si komb.

Ne si komb, njëzëri, bashkë, marshojmë kundër ndryshimit të historisë. Marshojmë për drejtësi.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi fillojnë nesër betejën e radhës. Betejën për të vërtetën dhe drejtësinë.

Si gjithmonë, do të na kthehen fitimtarë e faqebardhë.

Ne sot u bëmë bashkë dhe dielli doli përsëri.

Shija e redaktorit

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg...

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot(e premte). Lajmin për Dukagjinin e...

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Të fundit nga rubrika