Analisti politik, Ismail Tasholli, i ka konsideruar si joserioze videot e publikuara nga Lëvizja Vetëvendosje, ku sulmohen partitë opozitare.
Tasholli në “Debat Plus”, ka thënë se brenda LVV-së ka njerëz që kanë bërë skandale dhe nuk janë pjesë e videove të publikuara nga ta.
Sipas tij, mungesa e rezultateve bën që partia në pushtet të merret me video.
Tasholli është shprehur se LVV nuk po mund të dalë nga mentaliteti i opozitës për shkak të qëndrimit të gjatë në opozitë.
“Mënyra e selektimit e argumentimit në video është e anshme dhe jo serioze. Si mbërriti LVV, tërë njerëzit që i ka brenda vetes që kanë qenë akterë shumë të rëndësishëm dhe me skandale, mos me i fut në video dhe të flasë për persona të tjerë”, ka thënë Tasholli.
“Një jetë e tërë e quar në opozitë nuk po mbërrin të adaptohet në mendësinë e pushtetit. Do të ishte normale të flitet për punë të VV-së dhe jo për video të VV-së. Po flasim për video si mungesë e rezultateve të punës, kjo është për keqardhje”, ka vijuar ai.
Tasholli e ka përmendur edhe ministrin Liburn Aliu, i cili sipas tij dyshohet për keqpërdorime të pozitës së tij. Sipas tij LVV-ja duhet ta fus edhe atë në videot që po i publikon.