Analisti Ismail Tasholli ka thënë se dialogu në raport me publikun në Kosovë ka shumë të panjohura sepse nuk konsiderohet e nevojshme të ketë diskutim të drejtëpërdrejtë me publikun për t’u paralajmëruar se cilat janë sfidat dhe vështirësitë.
“Megjithkëtë ne duhet ta shohim dialogun si një pjesë të derivimit të një angazhimi dyvjeçar, sepse shpeshherë po i vendosim Prishtinën e Beogradin para një logjike të startistave ku çdo gjë është e shkruar dhe këta duhet të pranojnë ose të refuzojnë”, ka thënë analisti Tasholli.
Tasholli në “Debat Plus” ka shtuar se tashmë e sheh se pika ku janë tani Prishtina dhe Beogradi është pika më e sinkronizuar në historinë politike shqiptare, dhe se janë brenda matriksit diplomatik të një zgjedhje përfundimtare.
Se a do të jep kryeminsitri Kurti dorëheqje në raport me presionin për Asociacionin apo do të pranojë atë, Tasholli ka thënë se kjo varet nga disponimi i qytetarëve se a janë të gatshëm të besojnë vazhdimin e pushtetit të tij duke i prishur marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë.