Presioni i gjakut është një nga treguesit më të rëndësishëm të shëndetit të zemrës, por është e vështirë të matet shpesh dhe në mënyrë të besueshme jashtë një klinike mjekësore.
Studiuesit nga Universiteti i Teksasit në Austin dhe Universiteti A&M të Teksasit kanë zhvilluar një tatuazh elektronik që mund të mbahet i qetë në kyçin e dorës për orë të tëra dhe të japë matje të vazhdueshme të presionit të gjakut në një nivel saktësie që tejkalon pothuajse të gjitha opsionet konvencionale në treg sot, njofton SciTech.
Nëpërmjet këtij tatuazhi elektronik, personat do të jenë më të informuar për shëndetin e tyre, pasi presioni i gjakut është njëra nga shenjat më jetike të njeriut.
Presioni i lartë i gjakut mund të dërgojë në sëmundje serioze të zemrës nëse nuk trajtohet. Mund të jetë e vështirë të kapet me një kontroll tradicional të presionit të gjakut, sepse ai mat vetëm një moment në kohë, një pikë të vetme të dhënash.
Ndërsa, tash në çdo moment mund të shohim presionin e gjakut, dhe kjo bën që të jemi të informuar në çdo moment për shëndetin tonë.
Monitorimi i vazhdueshëm nga tatuazhet elektronike mundëson matje të presionit të gjakut në të gjitha llojet e situatave, në kohë stresi të lartë, gjatë gjumit, stërvitjes, etj. Ai mund të japë mijëra matje më shumë se çdo pajisje deri tani.
Ky është hapi më i suksesshëm drejt monitorimit të presionit të gjakut.
Orët inteligjente, kanë qenë nja hap i madh në këtë drejtim, pasi përdorin sensorë metalikë, që marrin lexime nga drita LED që rrezaton në lëkurë.
Por, këto orë, sado inteligjente që janë, nuk janë të suksesshme për monitorimin e presionit të gjakut, për shkak se orët rrëshqasin rreth kyçit të dorës dhe mund të jenë larg arterieve, gjë që e bën të vështirë leximin e saktë të presionit të gjakut, gjithashtu problem janë kyçet më të mëdha të dorës.
Ndërsa, ajo çka i bën më të suksesshme tatuazhet elektronike është grafeni, i cili është një nga materialet më të forta dhe më të holla në planet, dhe ky është një përbërës kyç i tatuazheve elektronike.
Tatuazhet janë mjete për monitorimin celular të presionit të gjakut, sepse ato qëndrojnë në një material ngjitës dhe elastik që mbështjell sensorët që është i rehatshëm për t’u veshur për periudha të gjata dhe nuk rrëshqet përreth kyçit të dorës.