Taulant Hodaj është larguar nga Federata e Futbollit e Kosovës.
Ai ka bërë të ditur se ka përfunduar bashkëpunimin si avokat dhe përfaqësues juridik i FFK-së.
Hodaj ka shprehur indinjatën e tij me shtëpinë e futbollit kosovar, duke treguar edhe arsyet e largimit.
“Ky vendim erdhi pas një sërë ngjarjesh dhe praktikash të përsëritura nga FFK që kanë qenë në kundërshtim me parimet e mia profesionale, veçanërisht në lidhje me pengesat dhe qasjet e ndryshme rreth përfaqësimit të rastit në CAS Lozanë kundër Rumanisë. Besoj se kjo qasje e FFK-së do të dëmtoj shanset e Kosovës për të fituar rastin dhe për të mbrojtur të drejtat dhe reputacionin futbollistëve dhe ekipit kombëtar. FFK-ja është njoftuar për këtë arsyet e tjera kyçe të ndërprerjes së bashkëpunimit”, ka shkruar ai ndër të tjerash.
Në të kaluarën kishte qenë edhe ushtrues i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm i FFK-së.