Taylor dhe Fury pjesë e krimit të organizuar?

Josh Taylor, një emër i madh në peshën super të lehtë (nga e cila supozohet të largohet) dhe Tyson Fury, një yll me peshë të rëndë, janë vënë në piedestalin e dyshimeve për lidhje me krimin e organizuar.

Dy figura britanike të sportit akuzohen për një lidhje të mundshme me Klanin Kinahan, një organizatë, çmontimi i së cilës shpërblehet me 5.4 milionë dollarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kinahanët janë të lidhur me trafikun e drogës, vrasjen dhe pastrimin e parave. Dy sportistët dyshohet të jenë pjesë e lidhjeve të saj në botën e sportit.

“Nëse negocion, je i lidhur në një rrjet kriminal”, ka thënë Drew Harris, një anëtar i policisë irlandeze.

Kush është lideri i klanit Kinahan?

Daniel Kinahan, promovues i njohur i luftimeve në Dublin dhe njëkohësisht bashkëthemelues i “MTK Global Agency”, përfaqëson emra të kësaj industrie siç është Fury. Megjithëse gangsteri irlandez u shkëput në vitin 2017, ka imazhe që dëshmojnë të kundërtën.

“Ai është një këshilltar i madh”, ka komentuar Taylor për Kinahan, gjersa ishte i përfaqësuar nga MTK Global.

Gjithashtu, nga vetë organizatat e boksit është shfaqur simpati për Kinahan. Mauricio Sulaiman, president i Këshillit Botëror të Boksit, kishhte thënë se ai po përmisonte jetën e boksierëve në mënyrë unike.

Megjithëse, Kinahan e cilëson si një komplot ndaj tij, BBC mendon se një lidhje mes klanit dhe këtij sporti është tashmë ekzistente.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika