“Tdu hala” është projekti më i ri muzikor i motrave Kabashi, Anës dhe Artës.
Kënga është në zhanrin pop e cila është shoqëruar edhe me videoklip.
Ana vizuale e projektit muzikor i është besuar produksionit SmartMotion Films.

Ky nuk është dueti i parë mes motrave Kabashi, pasi ato kanë bashkëpunuar edhe më parë në këngë të tjera, madje edhe karrierën e kanë nisur bashkë si pjesëmarrëse në spektaklin a talenteve “Albanians Got Talent” në vitin 2010.

Kënga e fundit e Arta Kabashit ishte bashkëpunimi me reperin Getinjo, e titulluar ” e vetmja dashuri”, një këngë që lindi nga BigBrother Vip Kosova I.