Te 114 fëmijë, kemi 1188 dhëmbë të prishur – Sot, Dita e Dentistëve

Në Ditën ndërkombëtare të dentistëve, Xheladin Ujkani, dentist i fёmijёve dhe udhëheqës i projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, publikon raportin me të gjeturat rreth gjendjes së shëndetit oral tek fëmijët. Publikimi i fundit ka qenё para tre viteve.

Nga hulumtimet qё kemi bёrё dy muajt e fundit, muajin janar dhe shkurt, gjendja e shёndetit oral tek fёmijёt, del tё jetё tepёr shqetёsuese.

Ujkani thotё se, nё mesatare, kemi mbi tre dhёmbё tё pёrhershёm tё prishur tek fёmijёt e grupmoshave 7-14 vjet e ku mosha mesatare e tyre ёshtё 9 vjet. Tek fёmijёt e grupmoshave 2.5-7 vjet, nё mesatare kemi mbi 10 dhёmbё tё qumёshtit tё prishur. Kёtu, mosha mesatare e fёmijёve ёshtё 5.3 vjet. Nga tё dhёnat e mbledhura nga tё gjithё fёmijёt, nga mosha 2.5-14 vjet, nё mesatare kanё afёr 10 dhёmbё tё qumёshtit dhe tё pёrhershёm tё prishur, ndёrsa nё mars tё vitit 2020, para fillimit tё Pandemisё, kjo mesatare ka qenё rreth 8 dhёmbё tё prishur.

Nga hulumtimet tona tё bёra nё fillim tё vitit 2020, mosha mesatare e fëmijëve që kanё vizituar për herë të parë dentistin ka rezultuar të jetë mosha pesë vjeçare, ndërsa mesatarja e dhëmbëve të prishur tek ky grup i fëmijëve është mbi dhjetë dhëmbë të prishur, ndёrsa fëmijët e moshës gjashtë-shtatë vjeçare, ku kanë dalur katër molarët e parë të përhershëm, së paku dy prej atyre dhëmbëve i kanë të prishur. Kёtё vit, pra nё vitin 2023, gjendja ёshtё pёrkeqёsuar, thotё Ujkani.

Sipas tij, shumica e kёtyre fёmijёve kanё zhvillim tё dobёt tё nofullave, kafshim jo korrekt-tё gabuar e tё cilat janё pasojё e shprehive tё dёmshme orale, si frymёmarrja me gojё, pozicioni i ulёt i gjuhёs, gёlltitja e gabuar si dhe mosfunksionimi i muskujve brenda gojёs, probleme tё cilat mund dhe duhet tё korigjohen nё mosha tё hershme.

Ky është viti i njёmbёdhjetë shkollor i realizimit të projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, projekt që monitorohet dhe bazohet në rekomandimet e Komitetit ndërministror të programit ”Shkollat Promovuese të Shëndetit”.

Linku i kёngёs zyrtare “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”

Çka kemi kёrkuar gjatё kёtyre tre viteve tё fundit?

Xheladin Ujkani, dentist i fёmijёve, thotё se kjo gjendje e rëndë tek fëmijët ndryshon vetëm atёhere kur vizitat e fëmijëve te dentisti të bëhen të detyrueshme me ligj para moshës tre vjeçare, duke investuar në edukim e promovim të shëndetit oral si dhe duke zbatuar Ligjin për Sigurimin Shëndetësor, me Nr. 04/L-249, të miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovë, me datën 11 prill 2014.

Është viti i tretё me radhё qё ne kёrkojmё fillimin e zbatimit tё Ligjit për Sigurimin Shëndetësor, mirpo siq duket, fatkeqësisht, edhe tek Qeveria e tanishme e Republikës së Kosovës nuk ka gatishmëri e vullnet për zbatimin e këtij ligji, tha Ujkani.

Po ashtu, sipas Ujkanit, nga Ministria e Arsimit, është kërkuar që gjatë regjistrimit të fëmijëve në klasën e parë, të kërkojnë nga prindërit edhe konfirmimin për gjendjen e dhëmbëve, sidomos mollarëve të parë të përhershëm të cilët fillojnë të dalin rreth moshës pesë-gjashtë vjeçare, në fund të harqeve të dhëmbëve të qumështit.

Ai tha se prindërit duhet t’u kushtojnë rëndësi këtyre dhëmbëve, për shkak se duke menduar se edhe këta janë dhëmbë të qumështit, te një pjesë e madhe e fëmijëve, ende pa arritur moshën shtatë-tetë vjeçare, po dëmtohen aq shumë, duke rrezikuar kështu shpesh here edhe nxjerrjen e parakohëshme të tyre. Në mesatare, fëmijët e moshës gjashtë-shtatë vjeçare, ku kanë dalur katër molarët e parë të përhershëm, së paku dy prej atyre dhëmbëve i kanë të prishur.

Ujkani thotёse nga Ministria e Arsimit ka kërkuar edhe ndalimin e futjes së ushqimeve të dëmshme në objektet shkollore, sidomos ushqimeve me shumë krip, shumë sheqer dhe pijeve të gazuara. Paralel me këto vendime, Ministria e Arsimit dhe Qeveria e Republikës së Kosovës, duhet të investojnë në ndërtimin e kuzhinave në brendësi të objekteve shkollore, ku fëmijët do të kishin mundësi të ushqehen shëndetshëm. Kjo do të ndikonte në ruajtjen e shëndetit të dhëmbëve, shëndetit të pëgjithshëm por edhe në sigurinë e tyre gjatë qëndrimit në shkollë. Kjo do t’i mbronte fëmijët tanë edhe nga manipulimi i shitësve të duhanit, cigareve, por edhe nga dilerët e drogës.

Modeli i përgatitjes së ushqimit në kuzhinën qëndrore për fëmijët e institucioneve publike parashkollore (kopshteve) në Prishtinë, do të mund të shërbente si model edhe për institucionet e arsimit fillor e të mesëm, përveq kryeqytetit, edhe për qytetet tjera. Kjo do të mund të ndikonte edhe angazhimin e punësimin e qindra e mijëra nënave e grave të papuna.

Për prindërit: Prindërit krahas kujdesit dhe edukimit të fëmijëve të tyre për pastrimin e dhëmbëve në mëngjes, gjatë ditës sipas nevojës e në mbrëmje para gjumit, largimit nga ushqimet që përmbajnë shumë krip, sheqer e pijet e gazuara, t’i ushqejnë sa më shumë me produkte të qumështit, ujë, pemë e perime të freskëta, ata duhet te fillojnë përgatitjen e fëmijëve me kohë edhe për vizita tek dentistët e të cilat vizita duhet të jenë të vazhdueshme, ashtu siq janë edhe vizitat tek pediatri.

Shija e redaktorit

Osmani uron mirëseardhje Starlink-ut në Kosovë

Presidentja e vendit Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka shkruar Osmani në...

Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë

Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një degë në pronësi të plotë të kompanisë amerikane të hapësirës ajrore SpaceX të Elon...

Edi Rama merr dhuratë nga Rexhep Selimi: Ma përcolli sot...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka marrë dhuratë një pikturë me përkrenaren e Skënderbeut nga Rexhep Selimi. Në një postim në rrjetet sociale<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid02PQ6a5X5tJPRH6vFVLUxs9rQnDsKmcvppdUZMx7anrnr2hL4B3rkAacb8eHe9So3el&show_text=true&width=500"...

Të fundit nga rubrika