Të akuzuarit nuk e pranojnë fajësinë për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Të akuzuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan nuk e kanë pranuar fajësinë për vrasje gjatë seancës gjyqësore

Asnjëri nga të akuzuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, që ndodhi dy vite më parë, nuk e kanë pranuar fajësinë për vrasje.

Kastriot e Kreshnik Mehmetaj nuk e pranuar asnjërën nga akuzat që rëndojnë mbi ta, derisa Halil Mehmetaj ka thënë se e pranon fajësinë për armëmbajtje pa leje, por për tjerat jo.

Kreshnik, Kastriot e Halil Mehmetaj akuzohen për “Vrasje e rëndë”, “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, “Shtytje në vrasje të rëndë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Trupi gjykues ka refuzuar pranimin e fajësisë për armëmbajtje pa leje, me arsyetimin se nuk janë plotësuar kushtet.

Ndryshe, mbrëmjen e 26 nëntorit të vitit 2021 në Gllogjan të Deçanit, një autobus që po transportonte nxënës nga Gjakova për në Deçan, u sulmua me breshëri plumbash nga persona të panjohur.

Si pasojë e kësaj vdiqën tre persona, shoferi i autobusit dhe dy nxënës të moshës 17-vjeçare.

Por, disa javë më vonë, policia arriti të arrestojë të dyshuarit për këtë rast. Kastriot, Kreshnik dhe Halil Mehmetaj, tashmë përballen me akuza për vrasjen e trefishtë që ndodhi dy vjet më parë.

Megjithatë, për këtë rast deri më tash është mbajtur vetëm seanca fillestare gjyqësore, dhe është konfirmuar aktakuza.

Tre të akuzuarit në seancën fillestare janë deklaruar të pafajshëm lidhur me veprat penale “Vrasje e rëndë”, “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, “Shtytje në vrasje të rëndë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, cak i vrasjes kishte qenë shoferi i autobusit, tani i ndjerë, dhe se vrasja kishte ndodhur si hakmarrje.

Të akuzuarit, sipas Prokurorisë, në marrëveshje e bashkëveprim me njëri-tjetrin kishin studiuar terrenin me kujdes, duke u siguruar se nuk ka mbulueshmëri të kamerave dhe shtëpi në afërsi, duke i zënë priten autobusit.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika