Të dhënat personale të qytetarëve, sfidë mbrojtja e tyre

Mbrojtja e të dhënave personale të qytetarëve vlerësohet si sfidë, ndonëse aktualisht gjendet në fuqi ligji që garanton këtë të drejtë. Bërja publike e këtyre të dhënave në disa raste ka nxitur edhe reagimin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi

Çdo qytetar i Kosovës ka të drejtë të ushtrojë padi ndaj kujtdo që shpërndan pa lejen e tij të dhënat e tij personale.

Kështu thotë avokati, njohës i legjislacionit Skender Musa.

Megjithatë, sipas tij për publikimet që bëjnë mediumet, barra bie mbi institucionet.

“Në rast të publikimit të të dhënave, atëherë secilit qytetar i lind e drejta për të paditur institucionin që i ka publikuar të dhënat apo mediumin. Në këtë aspekt është çështja që mediumet publikojnë çdo të dhënë që sigurojnë nga institucionet shtetërore, dhe detyrimisht përgjegjësia i takon institucionit zyrtar që i ka publikuar“, ka thënë Musa.

Avokati-njohës i legjislacionit, Skender Musa

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe me të dhënat e veteranëve të UÇK-së.

Ky rast ka nxitur reagimin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, e cila ka thënë se publikimi i këtyre informacioneve është në kundërshtim me parimet e përpunimit të të dhënave.

“Agjencia nuk ka shqiptuar asnjë gjobë ndaj asnjë pale, pasi kjo çështje nuk ka qenë objekt i ndonjë trajtimi (inspektimi) dhe asnjëherë nuk është parashtruar ndonjë ankesë tek institucioni ynë. Pas vendimit përfundimtar të organeve të drejtësisë, Agjencia do ta analizojë këtë vendim dhe do të dalë me opinion përfundimtar lidhur me publikimin e të dhënave personale të këtyre kategorive”, thuhet nga Agjencia për Informim dhe Privatësi.

Të dhënat personale të qytetarëve pa dijeninë e tyre shpesh bien në duar të bizneseve të ndryshme.

Këtë qytetarët e denoncojnë në rastet kur pranojnë oferta të ndryshme nga këto biznese.

Megjithëkëtë, sipas institucioneve përkatëse, numri i ankesave për këto raste mbetet i vogël.

Shija e redaktorit

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Panairi i Librit në Tiranë – Dukagjini me zbritje ditore...

Panairi i Librit ka hapur dyert në Tiranë, duke sjellë për lexuesit shqiptarë botime dhe oferta që e bëjnë këtë vit të veçantë. Në stendën...

Të fundit nga rubrika