Të dielën, Konjufca takon Thaçin e Veselin

Pas vizitës së ish-deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimin, ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqin si dhe Pjetër Shalën, kryeparlamentari pritet të takojë ish-presidentin e Kosovës, Thaqin dhe ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli

Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, të dielën e 19 qershorit pritet të takojë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

Kryeparlamentari Konjufca është duke qëndruar për vizitë në Hagë, ku tashmë është takuar me disa nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që po mbahen në paraburgim.

Ndërsa, Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të Kryetarit të Kuvendit, të shtunën e 18 qershorit në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se takimi me ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryparlamentarin Kadri Veseli, do të zhvillohet të dielën.

Gjatës së shtunës, Konjufca ka takuar ish-deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimin, ish-zëdhënësin e UÇK-së, Jakup Krasniqin si dhe Pjetër Shalën.

“Sot bashkë me kryeparlamentarin Konjufca filluam vizitat në Hagë, takuam ish-kryeparlamentarin Jakup Krasniqi e Pjetër Shalën, pas drekës takojmë gjeneral Rexhep Selimin. Kurse nesër ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, e po ashtu edhe të dënuarit nga shoqata e veteranëve të luftës, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj”, ka shkruar Kërçeli.

Ndër të tjera, kryeparlametari Konjufca ka thënë se këtë vizitë po e bëjnë me qëllim që të shohin nga afër se si po trajtohen ish-krerët e UÇK-së.

“Duket qartë se në disa aspekte ata apo shkelin të drejtat e tyre. Ata po i afrohen kohës 2-vjeçare të paraburgimit dhe s’është bërë asgjë. Nuk u është siguruar as mbrojtja e tyre në liri. Jemi të shqetësuar si institucione. Do të flasim me zotërinjtë Thaçi, Selimi, Krasniqi dhe Veseli për këto çështje”, ishte shprehur Konjufca ditë më parë.

 

Konjufca takon Jakup Krasniqin dhe Pjetër Shalën në Hagë

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika