Kjo e diel është festë shtetërore dhe mban emrin “Dita e Falënderimit” apo “Darka e Lamës”, e cila organizohet nga Kisha Protestante.
Kjo festë do të organziohet, të dielën e 16 tetorit në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:00.
Vitin e kaluar festa “Darka e Lamës” është mbajtur nën patronatin e presidentes, Vjosa Osmani.
Presidenti i atëhershëm, Ibrahim Rugova, nga viti 2002 e ka shpallur festë shtetërore “Darkën e Lamës” ose “Ditën e Falënderimit”.
“Darka e Lamës” njihet si kryefestë pagane e motmotit, e cila njëheresh shënon mbarimin e verës dhe fillimin e dimrit. Kjo festë mbahet gjatë periudhës kur fillon mbledhja e produkteve të kultivuara gjatë verës. Ndërsa njihet si “Darka e Lamës” sepse “lama” ka qenë vendi i rrafshët në fshatra malore, ku janë mbjellë të korrat, kryesisht të misrit.