Të dielën e 9 tetorit në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira.
“Ditën e diel parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat gjatë pasditës pritet të jenë më të shtuara”, njofton Meteo Kosova.
Era pritet të fryjë në drejtime të ndryshme me shpejtësi prej 10 deri në 29 km/h.
Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të insolacionit dhe lëkundjeve të lehta të elementeve meteorologjike, gjë që këto kushte do të luajnë rolë pozitiv në shëndetin e popullatës dhe në aktivitetet e përditshme.
Temperatuara minmale pritet të sillen prej 6 deri ne 10 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 20 deri në 23 gradë Celsius.