Të dielën, presidentja Osmani pret me ceremoni shtetërore presidentin e Maltës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu do ta presë me ceremoni shtetërore presidentin e Maltës, George Vella, i cili po merr pjesë në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Presidenti i Maltës, George Vella





Presidenti i Maltës, George Vella, është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Kosovë, me ftesë të presidentes, Vjosa Osmani.

Në njoftimin për media, është njoftuar se presidentja Osmani do të presë presidentin Vella me ceremoni shtetërore.

“Ceremonia e pritjes do të mbahet në sheshin ‘Ibrahim Rugova’ ku do të pritet me gardën ceremoniale në orën 10:00. Mediat do të marrin pamje në pritjen ceremoniale dhe në fillim të takimit, ndërsa më pas Presidentja Osmani dhe Presidenti Vella do të mbajnë konferencë për media”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, presidenti Vella po merr pjesë në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili po mbahet në Prishtinë.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika