Të dielën rivarrosen eshtrat e Xheladin Kabashit në Polac

Kushtrim Gara, nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se me 10 janar do të rivarroset Xheladin Kabashi në varrezat e fshatit Polac të Skenderajit.

Gara përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se eshtrat e Xheladin Kabashit janë zbuluar dhe identifikuar nga mbetjet mortore të zhvarrosura në Prekaz gjatë muajit nëntor të vitit 2023.

“Identifikimi dhe Rivarrimi i Xheladin Kabashit: Pas më shumë se 25 vitesh kërkim, dhimbje e pritje në ankth

Ditë më parë, pikërisht më 15 janar 2025, në ditën e kujtesës së dhimbshme të përmasave tragjike të luftës dhe të gjenocidit të kryer nga forcat serbe, në ditën që shënon një nga masakrat më të tmerrshme të luftës,Masakrën e Reçakut, Familja Kabashi nga Polaci, në një moment të dhimbshëm, familja e viktimës së luftës Mësuesit Tafil Kabashi e Çlirimtarit Xheladin Kabashi (që ishte në listën e personave të zhdukur gjatë këtyre më shumë se 25 vite nga përfundimi luftës), është njoftuar nga kolegët e Zyrës (Komisionit) dhe Sektorit për Komunikim me Familjet- IML , për identifikimin e më të dashurit të tyre.

Mbetjet mortore (eshtrat) e Xheladin Kabashit, u identifikuan nga mbetjet mortore të zhvarrosura në Prekaz (nëntor 2023), dhe është identifikimi i pestë nga ky rast/lokacion. Që ishte një nga lokacionet e trajtuara me prioritet, një rast/lokacion i trajtuar edhe si një hap e përpjekje në ndriçimin e të vërtetës dhe ofrimit të mundësisë për t’i dhënë fund vuajtjes së pafund të familjeve, që kanë jetuar me ankthin e pritjes dhe dhimbje për një çerek shekulli”, ka shkruar Gara.

Për ngushëllime, familja do të presë të hënën dhe të martën.

“Familja Kabashi ka vendosur që ceremonia e rivarrimit të Xheladin Kabashit të organizohet më 19 janar 2025 (e Diel) , në Varrezat e Dëshmorëve në Polac, në ora 13:00.

Përjetësisht Lavdi Xheladin Kabashit dhe gjithë të rënëve në altarin e lirisë.
Mirënjohjen më të thellë familjes Kabashi dhe të gjitha familjeve që dhanë aq shumë për lirinë tonë.

Edhe ky identifikim e rivarrim, duhet të jetë edhe një moment që na kujton domosdoshmërinë për të kërkuar të vërtetën dhe drejtësi për personat e zhdukur , për të gjitha viktimat, për të gjithë ata që na mungojnë. Duhet të jetë një apel për bashkësinë ndërkombëtare për të rritur trysninë ndaj Beogradit, ndaj atyre që mbesin përgjegjës për gjenocidin , mohimin e të vërtetës dhe politizimin edhe të proceseve si ndriçimi i fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur”, vijon njoftimi.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika