Lista Serbe, ka ftuar të gjithë serbët e Kosovës që të dielën e gjashtë nëntorit të mblidhen në Kuvendin e Përgjithshëm Kombëtar në Mitrovicë.
Kjo mbledhje do të nisë në orën 12:00, para përmendores së perandorit Llazar.
Kështu është bërë e ditur në një komunikatë nga Lista Serbe ku thuhet se gjatë kësaj mbledhjeje do të ngritet zëri duke thënë se “vendi ynë i vetëm është Serbia”.
“Vëllezër e motra, le të mblidhemi të gjithë nesër në kuvendin e përgjithshëm kombëtar në Mitrovicë në ora 12 para përmendores së perandorit Llazar, nga ku do t’i themi Evropës dhe botës njëzëri dhe unanimisht se vendi ynë i vetëm është Serbia dhe presidenti Aleksandar Vuçiq! Të tregojmë se sa shumë e duam Serbinë. Flamujt në dritare”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.
Ndryshe, zyrtarë të Policisë së Kosovës, policët serbë, janë parë duke i zhveshur uniformat e Policisë së Kosovës.
Ndërkaq, lista serbe është dorëhequr prej çdo institucioni qendror, lokal e gjyqësor.
“Ne kemi vendosur të largohemi nga të gjitha institucionet politike, Kuvendi, Qeveria, dhe nga katër komunat në veri të Kosovës, por edhe që të largohen serbët nga gjyqësori, policia si dhe stafi administrativ në katër komunat në veri”, ka thënë kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq pas takimit.
Në këtë takimin me dyer të mbyllura, kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të të gjitha institucioneve të Kosovës nga rajoni i veriut, përfshirë këtu edhe punonjës të gjykatës, prokurorisë dhe policisë.