Të dielën ulje temperaturash dhe reshje shiu

Ditën e diel të 11 shtatorit është parashikuar të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell ku gjatë orëve të pasdites pritet të ketë ulje temperaturash dhe reshje shiu

Ilustrim

Të dielën e 11 shtatorit në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, në pjesë e dytë të ditës pritet të ketë ulje temperaturash dhe reshje shiu.

“Mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet kryesisht gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, të depërtojë një front i ftohtë, duke gjeneruar rrebeshe lokale shiu dhe shkarkesa rrufesh”, njofton Meteo Kosova.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-60 km/h!

Temperaturat do të pësojnë ulje. Temperaturat minimale do të luhaten prej 13 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 22 deri në 25 gradë Celsius.

Ndërkaq gjatë depërtimit të frontit të ftohtë, temperaturat maksimale do të ulen rreth vlerës 15 gradë Celsius.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika