Të enjten do të mbahet ceremonia mortore e Vjosa Berishës në Teatrin Kombëtar të Kosovës

Shkumbin Istrefi përmes një postimi në rrjetin social ka njoftur të afërmit dhe familjarët e Vjosa Berishës për ceremoni mortore

Vjosa Berisha

Vëllai i Vjosa Berishës të mërkuren e 29 qershorit në rrjetin social Facebook ka njoftuar të afërmit se cermonia mortore do të mbahet ditën e enjte më 30 qershor.

“Informojmë të gjithë familjarët, miqtë dhe opinionin publik për ceremoninë mortore të së dashurës sonë Vjosa Berisha”.

Homazhet në Teatrin Kombëtar të Kosovës do të mbahen nga ora 14:00-15:00;

Mbledhja komemorative në Teatrin Kombëtar, organizuar nga Ministria e Kulturës (salla e madhe e TKK) do të mbahet nga ora 15:00-16:00;

Ndërsa ceromonia e varrimit do të mbahet në ora 17:00 në varrezat e Prishtinës (Arberi).

Kurse e pamja organizohet për tri ditë rresht, me 1, 2 dhe 3 korrik (e premte – e diel) në Hotel Grand, Prishtinë (kati 1), prej orës 11:00-18:00.

Vdes regjisorja e njohur Vjosa Berisha

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika