Të enjten, Guterres do të takohet me Zelenskyn dhe Erdoganin në Ukrainë

Në takimin mes Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy dhe Presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, pritet të diskutohet mbi situatën e tensionuar në centralin bërthamor të Zaporizhias

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres dhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, do të takohet të enjten në Ukrainë me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy dhe Presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.

Lajmi u konfirmua nga një zëdhënës i OKB-së, i cili njëherësh ka bërë të ditur se pas takimit të së enjtes, Guterres do të vizitojë portin e Detit të Zi të Odesa-s të premten, port ky ku eksportet e grurit kanë rifilluar sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga vetë OKB-ja.

Në këtë takim pritet të diskutohet mbi situatën e tensionuar në centralin bërthamor të Zaporizhias, transmeton REL.

Ukraina dhe Rusia kanë fajësuar njëra-tjetrën për bombardimet pranë centralit bërthamor që ndodhet në Ukrainën lindore. Ky central ishte marrë nga forcat ruse në fillimin e pushtimit të tyre.

Ndërsa të shtunën, Guterres pritet të vizitojë Qendrën e Përbashkët të Koordinimit në Stamboll.

Ndërkaq, tre porte të Detit të Zi u zhbllokuan muajin e kaluar sipas një marrëveshjeje midis Moskës dhe Kievit, të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia.

Kjo marrëveshje mundësoi dërgimin e qindra mijëra tonëve drithë ukrainas për blerësit ndërkombëtarë.  Sipas Kombeve të Bashkuara, marrëveshja synon të lehtësojë një krizë globale të përkeqësuar ushqimore.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika