Të enjten, Kuvendi i Shqipërisë voton rezolutën për Srebrenicën

Kuvendi i Shqipërisë pritet që të votojë projekt-rezolutën e mazhorancës që dënon gjenocidin në Srebrenicë, rezolutë kjo e dorëzuar në Kuvend nga disa deputetë të Partisë Socialiste

Kuvendi i Shqipërisë

Të enjten e shtatë korrikut, Parlamenti i Shqipërisë voton projekt-rezolutën e mazhorancës që dënon masakrën e Srebrenicës.

Në projekt-rezolutën e dorëzuar nga një grup deputetësh të Partisë Socialiste konfirmohet qëndrimi i Shqipërisë se mohimi i gjenocidit të kryer ndaj popullatës boshnjake nga forcat serbe të Bosnjës përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar.

Nismëtarët pohuan se projekt-rezoluta iu referohet tri rezolutave të miratuara nga Parlamenti Evropian në vitet 2005, 2009 dhe 2015.

Nisma vjen pas rrëzimit në muajin maj të rezolutës së dorëzuar nga Sali Berisha.

Mazhoranca e ka rrëzuar këtë rezolutë me argumentin se nuk mund të votojë një nismë të një personi të shpallur non grata nga ShBA.

Ndërkaq, Partia Socialiste ka kërkuar që të kalojë me procedurë të përshpejtuar ratifikimi i Protokolleve të anëtarësimit në NATO për Suedinë dhe Finlandën që të shqyrtohet gjatë ditës së sotme.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika