Të enjten mbahet seanca e Kuvendit, diskutohet për ligjin e KPK-së dhe KPM-së

Pamje nga Kuvendi i Kosoves

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka njoftuar se të enjten do të ketë seancë të re në Kuvendin e Kosovës.

Ai bëri të ditur se aty do të diskutohet për Ligjin e Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Ligjin e Komisionit të Pavarur për Media.

“Të enjten do të ketë seancë të re. Në këtë seancë do të ketë ligje të rëndësishme si ligji i Komisionit të Pavarur për Media, ligji i Këshillit Prokurorial e disa të tjerë”, deklaroi Muja.

Po ashtu, Muja foli edhe për dialogun Kosovë – Serbi dhe kushtet e Kosovës.

“Kosova duhet të jetë e gatshme ta inkorporojë nën një letrën e Mogherinit, ashtu që është e datës 25 korrik 2015, mënyra se si Evropa e ka parë Asociacionit, e dyta është me 29 janar 2023, letra e Chollet dhe Escobar, mënyra se si Amerika e sheh Asociacionin. Dhe aktjgykimi i Kushtetueses. Mungesa e kompetencave, heqja e elementeve njëetnike, dhe niveli I tretë I qeverisjes nuk vlen”, tha ai.

Muja tha se pret të hiqen masat ndëshkuese ndaj Kosovës dhe se Serbisë t’i bëhet më shumë presion për zbatimin e obligimeve të saja.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika