Të enjten përurohet Abetarja e përbashkët Kosovë-Shqipëri

Drejtuesit e institucioneve të larta të Kosovës dhe Shqipërisë, të enjten do të takohen në qytetin e Gjakovës, për të promovuar Abetaren e përbashkët

Ilustrim, Foto:REL

Të enjten e një shtatorit, në Gjakovë do të organizohet ceremonia e përurimit të Abetares së përbashkët Kosovë-Shqipëri, me të cilën nga ky vit i ri shkollor do të mësojnë të gjithë fëmijët shqiptarë.

Në këtë ngjarje, pjesëmarrëse do të jetë ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.

Pos saj, pjesë e ceremonisë do të jetë edhe ministrja e Arsimit në Shqipëri, Elvis Kushi.

Abetarja e përbashkët
Fletorja e Punës

Ndryshe, të mërkurën e 31 gushtit, MASHTI ka bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2022/2023.

Nagavci, në një konferencë për media u kërkoi punëtorëve të arsimit që të ndërpresin grevën.

“Jemi informuar se të gjitha shkollat kanë bërë përgatitjet e duhura për fillimin e procesit mësimor. Të gjithë janë deklaruar për rëndësinë e fillimit të vitit të ri shkollor më 1 shator. Pres dhe kërkoj që të mos ketë grevë në sektorin e arsimit. Fëmijët e presin fillimin e vitit shkollor”, ka thënë ministrja.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci

Teksa nga MASHTI është thënë se përgatitjet për nisjen e vitit të ri shkollor janë kryer të gjitha, mësimdhënësit me kërkesë të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit she Shkencës po vazhdojnë të jenë në grevë.

Kërkesë kryesore është ndarja e nga 100 eurove për punëtorët, derisa të hyjë në fuqi Projektligji për pagat.

Ymer Ymeri nga SBASHK-u, ka deklaruar se të gjitha shkollat përfshirë edhe çerdhet në Kosovë do të vazhdojnë me grevën e paralajmëruar.

Po ashtu, ai ka thënë se greva nuk do të jetë vetëm më 1 shtator, por do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

“Ashtu siç sot kemi lajmëruar në konferencën për shtyp, greva vazhdon edhe në ditën e nesërme edhe në ditët ne vijim derisa të gjendet një zgjidhje e pranueshme, pra, deri në plotësimin e kërkesave tona”, ka deklaruar Ymeri.

Ymeri në emisionin “FIVE” në Rtv Dukagjini, ka thënë se mund të ketë përjashtime të grevës në disa shkolla, por sipas të dhënave të tyre, në grevë do të përfshihen të gjitha shkollat.

“Kjo domethënë që nesër në të gjitha shkollat ka grevë, por mund të ketë ndonjë përjashtim, dhe sipas të dhënave tona, të gjitha shkollat në nivel të Kosovës, përfshirë edhe çerdhet, do të jenë në grevë”, është shprehur ai.

Sipas tij, të gjithë mësimdhënësit, anëtarë të Sindikatës nuk do të jenë në shkolla.

Shtëpia botuese “Dukagjini” prezanton abetaren e përbashkët mbarëkombëtare

Shija e redaktorit

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Osmani takon presidenten Keller-Sutter: Zvicra vazhdon të jetë një nga...

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidenten e re të Zvicrës, Karin Keller-Sutter në kuadër të takimeve që ka me liderë botërorë në konferencën...

Bëhuni pjesë e lojës shpërblyese të shtëpisë botuese “Dukagjini” –...

Shtëpia botuese “Dukagjini” fton të gjithë lexuesit të bëhen pjesë e garës “Review për librat tanë”. Në këtë konkurs, ftohen të gjithë lexuesit e botimeve...

Të fundit nga rubrika