Të enjten, presidentja e KE-së në Kosovë, policia njofton se do të bllokohen disa rrugë

Të enjten e 27 tetorit, siç njofton Policia e Kosovës, do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të automjeteve në disa segmente rrugore. Ndërprerja e qarkullimit do të ndodhë për shkak të vizites njëditore të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

Ilustrim





Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për shkak të vizitës njëditore të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Kosovë, të enjten e 27 tetorit, në disa segmente rrugore do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të automjeteve.

Ndërprerja, sipas Policisë, do të bëhet për të mundësuar qarkullimin e lirë të eskortës zyrtare, megjithatë ndërprerjet e lëvizjes do të jenë me intervale të shkurta kohore.

Njashtu, Policia e Kosovës ka treguar se do të kujdeset që të ofrojë siguri dhe të mirëmbajë rendin dhe qetësinë publike, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit në Kosovë.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore), të disa segmenteve rrugore drejt kryeqytetit, ku pritet të kalojë eskorta”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje, Policia e Kosovës e cila ka paraparë ndërprerjen e trafikut gjatë ditës së nesërme, ka kërkuar mirëkuptim të plotë nga qytetarët dhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika