Të enjten seancë, Kusari-Lila: S’ka kohë të formohen komisione të reja hetimore

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare të enjten, më 26 shtator

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit është vendosur që më 26 shtator të mbahet seanca plenare me pikat e papërfunduara të seancave të kaluara.

Kusari-Lila ka thënë se është vendosur gjithashtu edhe miratimi i tri marrëveshjeve ndërkombëtare.

“U dakorduam që të vazhdojë një seancë më 26 shtator me pikat e papërfunduara. Janë tri marrëveshje ndërkombëtare, 28 pika për shqyrtim ”, ka deklaruar ajo, transmeton EO.

Ajo ka thënë se në sesionin vjeshtor nuk ka kohë që të formohen Komisione të reja Hetimore, pasi janë edhe pak muaj që do të përfundojë mandatin kjo legjislaturë.

“Nuk ka hapësirë të mjaftueshme që të përmbyllet puna e një komisioni hetimor”, ka theksuar ajo.

Ndërsa, sa u përket paralajmërimeve të Gjermanisë që Kosova mund të rrezikojë izolim më të thellë ekonomik nëse nuk heq masat e tregtisë nga mallrat serbe, ka thënë se sapo të sigurohen që situata e sigurisë është në nivel do të hiqet ai vendim.

Ajo ka thënë se Kosova është në pritje të tre skenarëve që do të bëjnë skenimin e kamionëve nëpër kufijtë, dhe se këta skenarë do t’i ndihmojnë kësaj situate.

“Në procesin e Berlinit, Kosova vazhdon të mbetet aktive. Në procesin e Berlinit vazhdon pjesëmarrje aktive. Përderisa në kemi kërkuara në vazhdimësi që standarde të njëjta të vendosen edhe për shtet e tjera. Kosova është në pritje të skanerëve, të cila do të bëjë skenimin e kamionëve, në afat kohore do të gjendet modaliteteti që në momentin kur ka siguri të plotë mund të hiqet masa e sigurisë, që është çështje e sigurisë kombëtare”, ka deklaruar ajo.

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika