Të enjten, Trafiku Urban në Prishtinë do të jetë falas për qytetarët

Në nder të ditës ndërkombëtare pa makina, Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të gjithë qytetarët që shfrytëzojnë transportin publik "Trafiku Urban" do të lirohen nga pagesa

Ilustrim





Të enjten e 22 shtatorit, Komuna e Prishtinës ka njoftuar se në nder të ditës ndërkombëtare pa makina, të gjithë qytetarët që shfrytëzojnë transportin publik “Trafiku Urban” do të lirohen nga pagesa.

“Qasja në transportin publik promovon dhe siguron lirinë e lëvizjes për të gjithë, pa pasur nevojë të varemi nga statusi i pronësisë së automjeteve”, thuhet në njoftim.

Nuk është kjo hera e parë që Komuna e Prishtinës mundëson transportin publik falas për qytetarët.

Gjatë testimit të qarkores njëkahëshe, më 21 dhe 22 maj të vitit 2022, transporti me Trafikun Urban në Prishtinë, ishte falas për të gjithë qytetarët.

Gjithashtu, një testim të tillë komuna e kishte bërë edhe më 23 dhe 24 prill.

Sipas tyre, kjo po bëhet me qëllimin për t’i liruar rrugët e kryeqytetit nga qarkullimi i madh i veturave.

Trafiku Urban në Prishtinë do të jetë falas për dy ditë





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika