Të gjata pritjet për të dalë nga Kosova, njësoj edhe kolonat

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pritjet për të dalë nga Kosovapo arrijnë deri në tre orë ndërsa kolonat janë të gjata deri në 600 metra

Kolonat e gjata

Deri në tri orë është koha e pritjes për të dalë nga territori i Republikës së Kosovës nga pika kufitare e Merdares. Jo në nivel më ndryshe janë edhe kolonat.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolonat për të dalë nga pika kufitare e Merdares arrijnë në 600 metra. Njësoj edhe te pika kufitare e Dheut të Bardhë, ndërsa me kolona më të shkurtra është pika kufitare e Muçibabës, me kolonë deri në 200 metra gjatësi.

Me pritje në dalje dallohet edhe pika kufitare e Dheut të Bardhë. Pritja arrin deri në 1 orë e gjysëm, gjersa hyrja deri në 10 minuta.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika