Të gjitha vendimet që i mori Qeveria në mbledhjen e sotme

Qeveria ka njoftuar se cilat vendime i ka marrë në mbledhjen e sotme, të 173--të

Foto: Kryeministria

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e 173-të, ka miratuar Projektligjin për ndryshmin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin për procedurën e përgjithshme administrative, faza e dytë. Përmes tij, do të sigurohet garantimi i respektimit të parimeve të përgjithshme dhe niveli i mbrojtjes së të drejtave dhe interesave juridike të palëve.

“Miratuar vendimin për listën e pozitave për përfitimin e shtesës për kushte specifike të punës, përkatësisht shtesat e rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës. Këto shtesa do të fillojnë së aplikuara nga paga e muajit nëntor, kurse për muajt e deritanishëm nga hyrja në fuqi e Ligjit të ri për Paga, ato do të ndahen në mënyrë retroaktive. Me miratimin e këtij vendimi pritet të përfitojnë 7991 zyrtarë policorë”, ka njoftuar Kryeministria.

Në këtë mbledhje është ndryshuar dhe plotësuar vendimi iQeverisë Nr. 09/ 67 të datës 9 mars 2022 për emërimin e Bordit të Drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit Hidromorava, Sh. A. Gjilan.

“Përzgjedhja e kryesuesit të Bordit të ndërmarrjeve publike është kompetencë e Qeverisë, andaj për Bordin e ndërmarrjes publike Hidromorava, në kuadër të riformatimit të Bordit si dhe të rishpërndarjes së përgjegjësive brenda bordit, kryesuese e Bordit të drejtorëve të kompanisë rajonale të ujësjellësit Hidromorava Sh.A, Gjilan, caktohet Filloretë Gashi Sadiku, ndërsa kryesuesi i deritanishëm caktohet anëtar i këtij Bordi”, thuhet në njoftim.

Në mbledhjen e 173-të është miratuar dhe vendimi përfundimtar për shpronësim për interes publik i pronës së paluajtshme, për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku me përfundimin e procedurave të shpronësimit sipas hapave ligjore të ndërmarra nga MMPHI do të kompensohen në vlerën prej 20 për qind të shumës edhe punëtorët e ish-fabrikës “Ballkani”.

Në mbledhje është ndryshuar dhe plotësuar programin vjetor 2023 për Rezervat Shtetërore të Mallrave.

“Miratuar vendimin për blerjen e objektit të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Strasburg të Francës. Ky vendim i hap rrugë fillimit të procedurave të blerjes ashtu siç parashihet në legjislacionin respektiv në fuqi”, thuhet tutje në njoftimin e Kryeministrisë.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika