“Të gjithë jemi fajtorë sepse kemi normalizuar gjuhën e dhunës nga Parlamenti deri tek komunikimi ndërmjet njerëzve”

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Haki Abazi, ka thënë se kemi nevojë për një reflektim shoqëror që të mos ndodhin ngjarje kaq tragjike në shoqërinë tonë





Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Haki Abazi, në Debat Plus në RTV Dukagjini ka folur për vrasjen e gruas shtatzënë në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) nga ish-burri i saj, ku ka thënë se “në cilin do nivel është e pa imagjinueshme se çfarë është duke ndodhur në këtë vendin tonë. Nuk ka një javë që është vrarë mësuesja Sadie, sonte kjo vrasje e tmerrshme”.

Sipas Abazit, duhet të adresohen sëmundjet shëndetit mendor, pasi ai nuk beson që një njeri me mendje të shendosh “mund të bëjë një krimi kaq të madhe e kaq makabër, dhe fatkeqësia është se, nuk është një krim, sidomos në vitin e fundit ky fenomen i vrasjeve të grave është shpeshtuar sa edhe vetë thirrjet që të mos ndodhë” diçka e tillë.

“Natyrisht që të gjithë jemi fajtor, Kemi normalizuar gjuhën e dhunës nga Parlamenti deri tek niveli i formës së komunikimit ndërmjet njerëzve”, ka shtuar ai.

“Diçka kemi gabim në shoqëri dhe në ekuacionin e intervenimit, edhe të parandalimit të këtyre krimeve”.

Më tej, deputeti Abazi, ka përfunduar duke thënë se kemi nevojë për një reflektim shoqëror që të mos të ndodhin ngjarje kaq tragjike në shoqëri.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika