Andy Warhol ishte një artist, regjisor dhe producent amerikan, i cili gjithashtu ishte një figurë udhëheqëse në lëvizjen e artit pamor të njohur si pop arti.
Veprat e tij eksplorojnë marrëdhënien midis shprehjes artistike, reklamës dhe kulturës së të famshmëve që lulëzoi në vitet 1960, dhe përfshin një shumëllojshmëri mediash, duke përfshirë pikturën, ekranin, fotografinë, filmin dhe skulpturën.
Disa nga veprat e tij më të njohura përfshijnë pikturat në ekran Campbell’s Soup Cans (1962) dhe Marilyn Diptych (1962), filmat eksperimentalë Empire (1964) dhe Chelsea Girls (1966), dhe ngjarjet multimediale të njohura si Plastika shpërthyese e pashmangshme (1966– 67).
Ai promovoi një koleksion personalitetesh të njohura si superyjet e Warholit, dhe vlerësohet me frymëzimin e shprehjes së përdorur gjerësisht “15 minuta famë”. Në fund të viteve ’60 ai menaxhoi dhe prodhoi grupin eksperimental rock “The Velvet Underground” dhe themeloi revistën “Interview”.
“Në të ardhmen, të gjithë do të jenë të famshëm në botë për 15 minuta”, thënia më e njohur e Andy Warhol.
Kjo vjen si pasojë e shoqërisë së konsumit, e cila po prodhonte gjithçka në masë, dhe kushdo ishte i qasshëm në ato produkte.
Presidenti amerikan mund të pijë një Coca Cola, por edhe një person në viset e thella mund të pijë një Cola, ku bota nuk ka njohuri për të, por ai është i famshëm për ato 15 minuta sa i zgjat pija, dhe ndihet sikur presidenti i Amerikës.
Në epokën në të cilën po jetojmë tash, predikimi i Warhol po del të jetë i saktë.
Ndërsa, edhe me anë të rrjeteve sociale, dhe You Tube, gjithsecili njeri në botë mund të jetë i famshëm, edhe për të paktën 15 minuta.
Kjo çka bën Warhol, është e ngjashme me antiartin e Marcel Duchamp, ku thyhet tradita e të qenët një artist, se vetëm një gjeni është artist, dhe në ta ka diçka hyjnore, por gjithsecili mund të jetë artist pas “Urinari-it” të Duchamp. Këtu mund të tërheqim një paralele, të Warhole që çdokush është i famshëm, pasi jemi në një shoqëri të konsumit, dhe sikur presidenti amerikan që mund të pijë një Coca Cola, edhe një njëri i zakonshëm mundet, dhe të ndihet sikur presidenti i Amerikës.
“Ajo që është e mrekullueshme për këtë vend është se Amerika filloi traditën ku konsumatorët më të pasur blejnë në thelb të njëjtat gjëra si më të varfërit. Ju mund të shikoni TV dhe të shihni Coca-Cola, dhe mund të dini se Presidenti pi Coca-Cola, Liz Taylor pi Coca-Cola. , dhe thjesht mendoni, ju mund të pini edhe Coca-Cola. Një Coca-Cola është një Coca-Cola, dhe asnjë shumë parash nuk mund t’ju sjellë një Coca-Cola më të mirë … Të gjitha Cokes janë të njëjta dhe të gjitha Coca-t janë të mira. Liz Taylor e di këtë, Presidenti e di këtë … dhe ju e dini atë”, shkruan Warhole në librin e tij “The Philosophy of Andy Warhol”.
Në një shoqëri të konsumit, ku gjithçka prodhohet në masë, aty asgjë s’është origjinale, dhe kjo na bën të gjithëve t’i shijojmë ato 15 minutat e Andy Warhol, si të famshëm.