Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka thënë se Bashkimi Evropian do të përshtat rregullat për ndihmën ndaj vendeve anëtare për të parandaluar një eksod të mundshëm investimesh për shkak të një pakete të re subvencionesh për energjinë e gjelbër të miratuar nga Shtetet e Bashkuara.
“Konkurrenca është e dobishme, por kjo garë duhet të respektojë një fushë loje të barabartë”, ka thënë von der Leyen në qytetin belg, Bruge.
Tutje presidentja e Komisionit Evropian ka shtuar se ligji amerikan për Reduktimin e Inflacionit duhet të bëjë të reflektojnë se si mund të përmirësojnë kornizat e tyre të ndihmës për shtetet dhe t’i përshtatin ato në një mjedis të ri global.
BE druhet se Ligji për Reduktimin e Inflacionit prej 430 miliardë dollarësh, me lehtësitë që parashikon për taksat, mund të joshë bizneset e BE-së dhe të dëmtojë kompanitë evropiane, nga prodhuesit e makinave deri te prodhuesit e teknologjisë së gjelbër, raporton Zëri i Amerikës.
Kjo çështje do të jetë një nga temat në programin e takimit të Këshillit të Tregtisë dhe Teknologjisë SHBA-BE të hënën.