Të hënën, Borrell raporton para Këshillit të Ministrave për situatën në veri

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell të hënën do të raportojë para Këshillit të Ministrave të BE-së për situatën e krijuar në veri të Kosovës. Po ashtu, ai do të deklarohet edhe për takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri.





Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, të hënën e 14 nëntorit do të raportojë para Këshillit të Ministrave të BE-së për situatën në veri të Kosovës.

Përpos që do të japë analizën e tij për situatën e re të krijuar në veri të Kosovës, Borrell do të raportojë para ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian edhe për takimet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, në Paris.

Punimet e Këshillit do të jenë të shtrira në dy ditë, më 14 dhe 15 nëntor, ndërsa do të diskutohen edhe tema të tjera.

Takimi fillon në orën 10:00 dhe mbahet në Bruksel.

Shefi i diplomacisë evropiane, Borrell pas takimit me të dy liderët e vendeve ka deklaruar  se palët duhet të angazhohen dhe në mënyrë konstruktive të tregojnë gatishmëri për kompromis dhe të respektojnë angazhimet e tyre në dialog.

Në të njëjtën kohë, Borrell nënvizoi rëndësinë e të përmbajturit nga çdo veprim i njëanshëm dhe retorikë nxitëse.

Ai ka kërkuar që serbët e Kosovës duhet të kthehen menjëherë në institucionet e Kosovës dhe të rifillojnë detyrat e tyre dhe se Kosova duhet t’i harmonizojë veprimet e saj në targa me marrëveshjet e kaluara të dialogut dhe të nisë negociatat për themelimin e Asociacionit me shumicë serbe.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ka një mundësi për bashkëpunim ndërkomunal, por jo për asociacion mbi baza etnike.

Gjithashtu ai ka thënë se situata aktuale në veri nxitet nga Beogradi për të kamufluar refuzimin e propozimit franko-gjerman.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika