Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se pagesat për fëmijë dhe lehona pritet të realizohen të hënën.
Ministri Murati ka bërë të ditur se 164 mijë e 388 fëmijë dhe 19 mijë e 753 lehona kanë pranuar shtesat që nga shtatori i vitit të kaluar e deri më sot.
“Janë 164,388 fëmijë e 19,753 lehona që kanë pranuar shtesa që nga shtatori i vitit të kaluar e deri më sot. I patëm premtuar e po i paguajmë çdo muaj”, ka shkruar Murati.
Murati ka theksuar se vetëm këtë muaj skemës së shtesave i janë shtuar 10 mijë e 853 fëmijë dhe 1,992 gra i janë shtuar skemës së shtesave për lehona.
Ndër të tjera, ai ka bërë të ditur se në gusht, hapet aplikimi edhe për fëmijët e lindur në vitin 2013.