Këtë të hënë dhe të martë, emisari i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak dhe ai i SHBA-së, Gabriel Escobar, do të vizitojnë Kosovën dhe Serbinë.
Në këto do të diskutohet rreth mundësive për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme në komunat në veri të vendit.
Të shtunën e 3 qershorit, kryeministri Kurti ka thënë se duhet të zbatohet marrëveshja bazë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë deri në zgjedhjet e ardhshme.
“Pata një telefonatë me MPJ Sheikh Abdullah bin Zayed. Faleminderit për mbështetjen Emiratet e Bashkuara Arabe gjatë gjithë këtyre viteve. Theksova se hapi i parë drejt deeskalimit është përfundimi i menjëhershëm i dhunës ndaj institucioneve të sigurisë dhe zbatimi i menjëhershëm i Marrëveshjes Bazë deri në zgjedhjet e ardhshme”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Had a call w/ MFA Sheikh Abdullah bin Zayed. Thanked for the support of 🇦🇪 throughout the years. I stressed that 1st step towards de-escalation is the immediate end of violence against security institutions & immediate implementation of the Basic Agreement until next elections.
— Albin Kurti (@albinkurti) June 3, 2023